Durrës, furgoni përplas motorrin, 1 i plagosur
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur afër tregut industrial të qytetit bregdetar ku një motorr është përplasur nga një furgon dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motorrit identiteti i të cilit nuk bëhet I ditur.
Menjëherë ai është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit dhe mësohet se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë marrë në pyetje edhe drejtuesin e furgonit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.