Tiranë, të shtëna armësh pas një sherri, nuk ka të lënduar

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se vetem pak minuta më parë janë dëgjuar të shtëna me armë pranë Senatoriumit por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Mësohet se të shtënat kanë ardhur pas një sherri ndërmjet personave , ku mendohet se autori i dyshuar ka qenë në gjendje të dehur.
Në vendngjarje krahas policisë ka mbërritur dhe një grup i gatshëm i forcave Renea, të cilët po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.