E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapen 50 kg kanabis, në pranga 1 person

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 50 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, ndërsa një person është vënë në pranga.
 

Sipas burimeve nga policia e këtij qarku mësohet se në vendin e quajtur "Fusha e Glinës" dy persona po transportonin në drejtim të kufirit grek dy çanta të mëdha shpine, në të cilat dyshohej se kishte këndë narkotike.
 

Pas marrjes së informacionit, në momentin që forcat e Policisë janë afruar në drejtim të vendit ku ndodheshin këta shtetas, këta të fundit kanë braktisur çantat dhe janë larguar në drejtim të fushave të Glinës, duke u hedhur më pas në lumin Drino.
 

Aksioni i policisë ka vijuar gjatë gjithë paraditës së sotme, duke u finalizuar me kapjen e njërit prej autorëve, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.
 

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ka rezultuar se lënda narkotike është blerë në fshatin Lazarat dhe me destinacion përfundimtar shtetin grek.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›