Durrës, gati legalizimi për ish-Kënetën, 9200 përfitues
Më shumë se 9000 familje të Durrësit do të mund të marrin certifikatat e pronësisë, në zonën e ish-Kënetës. Zyra e Agjencisë së Legalizimeve në Durrës bën të ditur për gazetën se tashmë janë gati të gjitha procedurat për një sërë banesash, certifikatat e pronësisë të të cilave do të mund të shpërndahen shumë shpejt. Drejtori i kësaj zyre, Andi Lila, deklaroi për “standard”: “Synimi ynë është legalizim i ish-Kënetës, pasi atje nuk asnjë problem pronësie, pasi toka ka qenë pronë publike e përfituar nga bonifikimi i ish-Kënetës”.
Përfituesit
Duket se procesi i legalizimit në Durrës ka një ecuri normale, sidomos ditët e fundit. ALUIZNI në qytetin bregdetar ka gjetur një formë stimuluese për të nxitur pagesat e banorëve të cilët kanë ndërtuar shtëpi banimi pa leje. “Kush prej tyre paguan vlerën e detyrueshme pajiset me certifikatë pronësie brenda 10 ditëve”.
Por megjithatë, ritmet e legalizimeve janë normale. Që nga dita kur ky proces nisi të funksiononte, është punuar për të nxitur legalizimin e 3 kategorive ndërtimesh pa leje. Drejtimi i parë është ish-Këneta e Durrësit. Andi Lila, drejtori i ALUIZNI-t dega Durrës tha për “standard” se “në ish-Kënetë bëhet fjalë për banesat pa leje të ndërtuara në zonë e cila ka studim urban”.
Legalizimet
Në parcelën e miratuar për legalizim gjenden 1008 shtëpi pa leje. Prej tyre janë legalizuar 46 banesa, ndërsa 50 të tjera ndodhen në zyrat e hipotekës. ALUIZNI ka në dorë edhe 150 aplikime, të cilat i përkasin kësaj kategorie. Kategori tjetër ndërtimesh pa leje të cilat përfitojnë nga procesi i legalizimit janë shtesat e pallateve si dhe shtesat e kateve.
Deri tashti janë legalizuar 12 shtesa pallatesh dhe 34 shtesa katesh ose thënë ndryshe janë legalizuar 100 apartamente. Ndërkohë që ALUIZNI ka legalizuar edhe banesa të ngritura brenda në Durrës, të cilat janë në tokat e veta, por që nuk kanë marrë leje ndërtimi.
Nga kjo kategori kanë përfituar 8 persona dhe janë në proces në zyrat e ALUIZNI-t edhe 55 banesa të tjera. Stimuli i vendosur nga ALUIZNI në bashkëpunim me hipotekën në Durrës ka shkaktuar nxitje te një pjesë e banorëve që kanë ndërtuar pa leje, por jo në nivelin që pritej.
Janë me mijëra banorë të tjerë që ende nuk paraqiten për të paguar paratë. Vetëm në ish-Kënetë janë 9200 ndërtime pa leje, pa llogaritur Shkozetin, Plazhin dhe Kodrat e qytetit ku ende ky proces nuk ka nisur.