E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statujat e Apolonisë janë ende në rrezik

TIRANE-Objektet që ndodhen në Muzeun e Parkut Arkeologjik të Apollonisë janë akoma në rrezik. Bëhet fjalë për 36 objekte, statuja, vazo dhe sarkofagu i madh. Ndonëse që nga muaji shkurt, kur rrëshqitjet e dheut i rrezikuan për herë të parë, janë bërë përpjekje për gjetjen e një ambienti të përshtatshëm për kushtet që kërkojnë, por akoma nuk ka pasur rezultat të kënaqshëm. Marin Haxhimihali, drejtori i këtij Parku tha dje për Gazetën Shqiptare se, "objektet vetëm janë spostuar nga portiku,në një sektor tjetër". Por për të, ato akoma janë në rrezik, sepse në ambientin ku ndodhen janë të ekspozuara ndaj diellit dhe pjesërisht ndaj ajrit, e të dyja këto i dëmtojnë ndjeshëm objektet.
Në qytetin antik të Apolonisë ndodhen 36 objekteve dhe 9 statuja. Për zhvendosjen nga portiku në një tjetër sektor kanë ardhur specialistë dhe mjete transporti nga Gjermania. Arkeologu gjerman, Grigor Dyner, qe shprehur se kishte për qëllim të shpëtonte dhe të parandalonte dëme të mëtejshme, por edhe riparimin e teatrit që ai të bëhej i vizitueshëm për turistët. Muzeu rrezikohet, pasi muret kanë pësuar plasaritje, ndërkohë që çarje ka pasur edhe në afërsi të themeleve. Shkak i rrëshqitjeve janë bërë shirat e shumtë të këtij dimri. Prej disa vjetësh, në portikun ku ekspozohen të gjitha gjetjet në qytetin antik të Apollonisë janë konstatuar çarje arkitektonike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›