Durrës, gjendet i vdekur një endacak
Trupi i pajetë i një burri në moshë është gjetur në zonën e Currilave, në Durrës. Ndonëse në një nga xhepat e të vdekurit është gjetur një certifikatë personale e lëshuar nga rajoni nr.1 i qytetit të Durrësit, policia po heton për të verifikuar identitetin e tij. Ndërkaq, asnjë familjar nuk është vënë në kërkim të tij gjatë këtyre ditëve. Në bazë të certifikatës, kufoma i përket shtetasit Pirro Bala, 69 vjeç, lindur në Pilur të Himarës dhe banues në Durrës. Nga gjendja e kufomës dyshohet se ai ka ndërruar jetë prej të paktën dy-tre ditësh, ndërsa nga veshja mendohet se burri bënte një jetë prej endacaku.