E Hënë, 2 Nëntor 2026

Elbasan, guxon të vjedhë uzinën ushtarake

Ka vjedhur në uzinën ushtarake të Mjekësit, por ka rënë në prangat e policisë. Ngjarja e dy ditëve më parë ka dërguar në qelitë e ftohta të martën në mbrëmje 35-vjeçarin Selvin Sharra, me banim po në Mjekës. Sipas burimeve zyrtare të policisë, Sharra kishte vjedhur për të shitur për skrap rreth 500 metra lineare kabllo elektrike prej bakri, me qëllim shitjen e tij te "Kurum". Vetëm një natë ka qenë koha e shpalljes së tij në kërkim nga policia, pasi është bërë e mundur kapja te të afërmit në një fshat fqinj. Ndalimi është bërë të martën ,rreth orës 21:00, nën akuzën e vjedhjes, vlera e së cilës llogaritet në 2 milionë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›