E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: PS të hyjë në garë me emrat e vet. Berisha është otoman

Share

Kryetari i PLD në opozitë, Spartak Ngjela, duke folur për Panorama, thotë se opozita duhet të hyjë në garë për presidentin.

Në mënyrën perëndimore, një konsensus i tillë mbart brenda si ingriedent kryesor faktin që propozimet i bën opozita. Në rast se propozimet do i bëjë mazhoranca dhe këmbëngul tek kandidati i saj, atëherë prezumohet se nuk jemi në proces konsensusi, tha Ngjela.

Nëse kryeministri aktual Sali nuk e kupton që me konsensusin që kërkojnë ndërkombëtarët duan të thonë se nuk duam të ta lëmë presidentin ty, atëherë fatkeqësi për të.

Ngjela tha se në Perëndim konsensusi gjendet në parlament. Prandaj ai i propozoi opozitës që të kandidojë emrat e saj. Ngjela tha se edhe Nano duhet të mbledhë firmat për të garuar.

PS në vitin 2002 i kishte votat për të zgjedhur vetë presidentin. Pse nuk u imponua? Sepse Perëndimi kërkoi konsensus, sepse Nano nuk është otoman si Saliu, është perëndimor, tha Ngjela.

Duke komentuar tryezën mes Berishës e Ramës, Ngjela tha: Kryetarët u ulën në një tryezë ku dukej sikur kishin një arkivol në mes të tyre, që i ndante dhe ata po tregonin se kush ka vrarë të vdekurin. Nuk kishte frymë moderne. Ne vijmë nga otomanizmi, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të shkëputemi asnjëherë prej tij. Nëse kemi dhe e njohim parlamentin, politika duhet ti drejtohet parlamentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›