LSI, Tavo: Tërhiqemi nga Zaganjori nëse ka një kandidaturë më konsensuale
Share
Nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht deputet i LSI, Vangjel Tavo, thotë për Shqip se nëse gjendet një kandidaturë më konsensuale, atëherë mazhoranca tërhiqet nga Zaganjori. I pyetur nëse LSI do të pranojë një kandidat për president që vjen nga PD, Tavo tha se Zaganjori është kandidat konsensual i mazhorancës. Ai tha se tani është radha e opozitës që të paraqesë emra për garën. Duke folur për marrëveshjen me PD, Tavo tha se LSI i qëndron asaj deri në vitin 2013. Ai shtoi se sa i përket ndryshimeve në qeveri, është Berisha ai që vendos.