Omonia i shpall sfidë Censusit : Do të vetërregjistrojmë minoritetin grek
“Omonia” duket e vendosur në vendimin për të bërë vetërregjistrimin e popullsisë minoritare greke. Kryetari i Omonias Vasil Bollano ka mbledhur në Sarandë Komisionin e Rregjistrimit që do të kryesohet nga vetë ai dhe që do të bëjë rregjistrimin e popullsisë minoritare greke, qëjeton në Shqipëri gjatë periudhës qershor-tetor 2012.
Në një pronocim për shtyp bëhet më dije se në mbledhjen e Komisionit të Rregjistrimit është vendosur hartimi I planit të veprimeve parapregatitore tëprocesit të rregjistrimit të pjestarëve të komunitetit etnik grek.
Më heret krerët e Omonias e kishin cilësuar Censusin si të pavlefshëm për minoritetin grek sepse nuk I kishte dhënë këtij komuniteti mundësinë të riveluar dinamikën e tij. Sipas komunikatëspër shtyp, rregjistrimi do të realizohet me metoda bashkohore statistikore gjatë grumbullimit të të dhënave ne terren dhe përpunimit të tyre. Krytari i Komisionit Bollano është autorizuar për të ndërrmarrë të gjithë konsulencën që do të ndihmojë në veprimet e mëtejshme.
Shkrime të tjera me interes:
- Bollano: Minoriteti grek të bojktojë censusin Tiranë – Përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri pritet ta...
- Minoriteti grek, meshë për festën kombëtare të Greqisë Gjirokastër- Festa Kombëtare e Greqisë u festua edhe në qytetin...
- Korçë- Konsulli i ri grek: Greqi-Shqipëri, marrëdhenie të forta Korçë- Dalja e parë në publik e konsullit të ri...