E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, gjendet një trup i pajetë rreth 1 milje larg bregut

DURRES - Gjendet një trup i pajetë në bregdetin e Durrësit. Policia e qytetit bregdetar bëri të ditur se trupi i pajetë është parë nga peshkatarët rreth 1 milje larg bregdetit, në Bishtpallë.

Mësohet se kufoma është e dekompozuar, duke vështirësuar identifikimin, ndërsa po hetohet për shkaqet e vdekjes dhe për të zbuluar identitetin.

Paraprakisht dyshohet se trupi i përket marinarit turk të anijes “Edirne” e cila u dogj 3 javë më parë në të njëjtën zonë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›