E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjendet pa jetë infermieri 26-vjeçar

Durrës- Një 26-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Sipas burimeve të policisë, i riu, Ermal Ndoi ka qenë me profesion infermier në Spitalin e Durrësit dhe banonte i vetëm në shtëpi. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 17 të qytetit të Durrësit, banor i së cilës ishte viktima.

Të dhënat e para flasin për një vdekje natyrore, pasi ai njihej si person i qetë dhe pa probleme në qytet. Kontakti i fundit me familjarët ka qenë një telefonatë e bërë me të atin. “I riu mësohet se ka kontaktuar me telefon me babanë dhe më pas është shtriirë në divan, ku edhe është gjetur pa jetë”- thanë burimet e policisë së Durrësit.

Ai është gjetur nga të afërmit pa asnjë shenjë jete, i shtrirë në divanin e shtëpisë. Me urgjencë është transportua për në spital, por gjithçka ka qenë e kotë, pasi sipas mjekëve ai ka mbërritur pa jetë.

Aktualisht trupi po i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Nga të dhënat e para, mendohet se shkak për vdekjen e infermireit është bërë një problem me zemrën. Mjekët dyshojnë për një infark. Por, policia sqaron se për këtë do të pritet përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›