E Shtunë, 31 Tetor 2026

OPEK parashikon tjetër ulje të prodhimit

Përfaqësuesi iranian pranë Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, Mohammad Ali Khatibi, vlerësoi se karteli do të ulë prodhimin e tij, nëse ulja e fundit nuk do të mjaftojë për të stabilizuar kursin.

"Të jeni të sigurt se nëse ky vendim për reduktimin e prodhimit i marrë të premten nuk do të jetë efikas në treg, OPEK-u do të bëjë një hap tjetër në takimin e tij të ardhshëm për të konsoliduar tregun dhe për të stabilizuar çmimin", tha Khatibi gjatë një interviste direkte në televizion.

Karteli vendosi të premten të ulë sasinë e prodhimit me 1,5 milionë fuçi në ditë duke nisur nga 1 nëntori. Kjo kuotë ka qenë deri tani në 28, 8 milionë fuçi në ditë.

Një numër i madh analistësh kanë hedhur dyshime mbi efikasitetin e masës së marrë nga OPEK-u, po tëmarrim parasyshkrizën e rëndë financiare botërore që i ka ulur fort perspektivat e rritjes ekonomike pra edhe të konsumit të naftës. Takimi i ardhshëm i organizatës është parashikuar më 17 dhjetor. Irani është prodhuesi dhe eksportuesi i dytë i kartelit.(AP)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›