E Diel, 1 Nëntor 2026

Librazhd, lëkundje të tjera tërmeti

Librazhd- Sërish lëkundje tërmeti në Librazhd. Burime nga zona, njoftojnë se janë ndjerë tre lëkundje të lehta tërmeti, në intervale të ndryshme kohore, gjatë orëve të natës duke u gdhirë dita e sotme. Më të forta ato janë ndjerë në fshatin Kuturman në komunën Librazhd Qendër, rreth 12 kilometra larg Librazhdit.

Sipas kryetarit të komunës Librazhd Qendër, Firdush Kurti, lëkundja e parë u ndie rreth orës 01:50 duke u gdhirë dita e sotme, ndërsa ajo e fundit në orën 05:00.

Pranë komunës është ngritur menjëherë shtabi i emergjencës, i cili(sipas ATSH-se) ka konstatuar dëme të lehta, si plasaritje muresh apo thyerje xhamash të banesave. Lëkundje të lehta, sipas burimeve, janë ndier dhe në qytetin e Librazhdit.

Lëkundjet e fundit, pasojnë ato të mbrëmjes së të premtes, që shkaktuan panik në banorët e zonës së Elbasanit, që u ndjenë edhe në Pogradec e Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›