E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, gjendet trupi i pajetë i një personi

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.
 

Viktima e seksit mashkull, rreth 35 vjeç, i paidentifikuar është gjetur në lagjen 18 të qytetit bregdetar.
 

Personi është gjetur i varur nga banorët e lagjes në një banesë të braktisur në zonën e quajtur si Fidanishtja.
 

Sipas hetimeve paraprake të policisë mendohet se personi është vetëvarur pasi nuk ka shenja dhune në trup.
 

Ndërkohë ekspertët e policisë vijojnë hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›