E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koplik, vritet me armë babai, plagoset i biri

KOPLIK- Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një krimi të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Koplikut në Malësinë e Madhe. Burime të policisë së qarkut të Shkodrës bëjnë të ditur se 45-vjecari Rasim Haxhija pas një grindje për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistolete tip TT mbi 45-vjecarin Xhevdet Metaj dhe djalin e këtij të fundit, 18-vjecarin E.Metaj.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Koplikut. Plagët e marra kanë qënë fatale për 45-vjecarin Metaj, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin ushtarak. Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes vetëm mëngjesin e sotëm, pasi ai ishte larguar nga vendngjarja pas krimit. Po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›