E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, serbët akuzojnë Beogradin: Po na ndajnë

PRISHTINE- Përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës akuzojnë autorietet e Beogradit se po rrezikojnë interesat e tyre duke sjelle dhe ndarjen e tyre nga Serbia. Reagimi, vjen pas vendimit për njohjen e vulave doganore të Kosovës. Ata përsëritën kundërshtimin ndaj pavarësisë së Kosovës dhe çdo përpjekje për shtrirjen e autoritetet të Prishtinës në veri. Një ditë me parë të gjitha rrugët rurale që shpien nga Mësohet se serbët e veriut të Kosovës - konkretisht strukturat paralele si të politikës ashtu edhe të sigurisë, kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme në Zveçan, ku kanë kërkuar përgjigje zyrtare nga qeveria e Beogradit për atë që e kanë cilësuar “tradhti që u eshte bërë duke ua mbyllur pikat rurale të kalimit edhe të mallrave”. “Në shenjë proteste dhe revolte për mbylljen e rrugës alternative në fshatin Izvor, serbët do t'i mbyllin dy urat në Ibër, ku do t'u bëhet i pamundshëm kalimi edhe KFOR-it, edhe EULEX-it, dhe bllokadat do të shtrihen deri në Jarinjë”, ka thënë Kërstimir Pantiç, kryetar paralel i Mitrovicës.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›