Durrës, goditet me thikë 63-vjeçari
Mesditën e sotme , pikërisht në lagjen numër 18 Durrës, pas një grindje për motive të dobëta, është goditur me thikë një shtetas, duke mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.15 minuta në lagjen numër 18, në afërsi të stadiumit Niko Dovana. Burime zyrtare nga policia e Durrësit të cilët kanë mbërritur menjëherë në vengjarje bëjnë të ditur se Mehmet Hoxha 63 -vjeç, është goditur e thikë nga 40- vjeçari Muhamet Kokomani. Autori i krimit, i cili njihej si person me probleme mendore ëshë larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë pa ndjenja të plagosurin. Ndërsa i dëmtuari është dërguar menjëherë për në spitalin e Durrësit, nga ku dhe po kurohet për plagën e marrë në pjesën barkut.Burime nga spitali i Durrësit bëjnë me dije se 63- vjeçari ndodhet jashtë rrezikun për jetën. Ndërsa për të stabilizuar gjendjen e tij është dashur ndërhyrja kirurgjikale. Sipas mjekëve i moshurai kishte marrë një plage të thellë në afrësi të veshkave, por pa rrezik pasi thika nuk i kishte prekur organet jetesore. 40 -vjecari Muhamet Kokomani është arrestuar nga efektivat e policisë së Komisariatit të Durrësit vetëm 20 minuta pas kryerjes së krimit. Arrestimi i tij është bërë pikërisht në banesën e këtij të fundit në lagjen numër 18 Durrës. Sipas policisë në momentin e arrestimi 40 vjeçari agresor nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të rendit duke u dorëzuar. Po të njëtat burime saktësojnë se autori i krimit vuante nga probleme mendore dhe për këtë ai kurohej vazhdimisht. Në monetin e arrestimit efektivat e policisë kanë sekuestruar ehde armën me të cilën është kryer krimi, në cilësinë e provës materiale. Ndërsa 40- vjeçari i sëmurë mendor është shoqëruar për në komisariatin e policisë, ku vetëm pas dhënies së dëshmisë, i është prerë dhe fleta e arrestit. Aktualisht ai ndodhet në dhomat e paraburgimit Durrës, në pritje të masës së sigurisë.