E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet agjencia e udhëtarëve në Fier, policia në kërkim të autorëve

Një agjenci udhëtarësh në qytetin e Fierit ka rënë pre e hajdutëve, ndërsa uniformat blu janë vendosur në kërkim të autorëve të ngjarjes. Burime pranë komisariatit të Fierit kanë bërë të ditur se ai që ka zbuluar vjedhjen e njësisë ka qenë pikërisht një punonjës i saj, pasi në momentin që ka shkuar të hapë zyrën, ka vënë re se ajo ishte grabitur. Agjencia e Union-Travel, e cila operonte në qytetin e Fierit në sektorin e transportit të udhëtarëve në linjën Fier-Athinë dhe anasjelltas, është vjedhur duke u futur nga e çara e një muri. Grabitësit e agjencisë, për të vjedhur ketë të fundit kanë hapur forcërisht në fillim një dyqan, i cili merrej me riparimin e pjesëve elektronike, e më pas prej andej kanë hapur murin lidhës mes dy zyrave për të kryer edhe grabitjen e mirëmenduar. Sapo është vënë re grabitja, uniforma të shumta të Komisariatit të Policisë Fier kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke bllokuar të gjithë zonën. Pas verifikimeve të bëra ekspertë të kriminalistikës kanë konstatuar se në të gjithë zyrën gjendeshin gjurmë e shenja të tjera, të cilat mund të jenë të autorëve e që po ekzaminohen. Pas hetimeve të bëra, sipas burimeve policore, synimi i grabitëse ka qenë sasia e parave që ndodhej në këtë agjenci, pasi përveç shitjes së biletave të udhëtimit, kjo agjenci kryente edhe shërbimin e transferimit të parave nga vende të ndryshme të botës. Autorët e vjedhjes janë shpallur në kërkim, pasi kanë arritur të grabisin një sasi të konsiderueshme kartash telefoni si dhe karta dixhitale.

Email This Klikime: 7

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›