Fier, bie nga tarraca e banesës, vdes nëna e 3 fëmijëve
Një grua 43- vjeçare, nënë e tre fëmijëve, ka gjetur vdekjen dje tragjikisht, teksa ka qenë duke nderur rrobat mbi tarracën e banesës ku ajo jetonte. Familjarët teksa kanë dëgjuar zhurmën e kanë marrë e me urgjencë e dërguan në spitalin rajonal Fier por ajo kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier kanë konfirmuar vdekjen e 43- vjeçares nga pakujdesia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08: 30 të mëngjesit të djeshëm në fshatin Zharrëz rreth 7 km larg qytetit të Fierit. Burimet policore saktësojnë se 43- vjeçarja Rajmonda Kotherja ishte e divorcuar dhe familjarët e kishin marrë pranë tyre, duke i dhënë një banesë dhe disa metra katrorë tokë që ajo të punonte e të mbante familjen gjallë. Sipas familjarëve që ndodheshin pranë trupit të pa jetë të saj në spitalin rajonal Fier mësohet se ajo në mëngjes herët kishte larë rrobat dhe ishte ngjitur në tarracën e shtëpisë për ti nderur ato. Teksa është kapur tek teli i rrobave ai është këputur dhe nëna e tre fëmijëve, ka rënë përtokë duke gjetur vdekjen. Familjarët treguan se e ndjera kishte tre fëmijë nga martesa. Djali i saj i madh është invalid pasi vuan nga shikimi i verbuar ndërkohë që vetëm tre ditë më parë 43- vjeçarja kishte fejuar edhe vajzën e saj të parë.
Email This Klikime: 11
Email This Klikime: 11