E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, punonte pa licencë, mbyllet lokali i lojërave të fatit

Specialistët e Seksionit Kundër Krimit-Ekonomiko Financiar në Policinë e Gjirokastrës, në vijim të operacionin GIMBAL, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, kanë ushtruar një kontroll në qytetin e Tepelenës dhe të Memaliajt, në subjektet që ushtrojnë aktivitet të lojërave të fatit. Si rezultat i këtij kontrolli, në njërin prej ambienteve të kontrolluara të shtetasit Vullnet Lato, lindur dhe banues në Memaliaj, u konstatuan 6 makineri elektronike (kompjutera) që shërbejnë për aktivitetin e lojërave të fatit, për të cilat nuk kishte asnjë lloj dokumenti për ushtrimin e këtij aktiviteti. Për këtë arsye u bë sekuestrimi i këtyre makinerive elektronike në cilësinë e provës materiale. Për shtetasin Vullnet Lato u përpiluan materialet e para hetimore dhe ju përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për ndjekje në gjendje të lirë për veprën penale Vënie në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara, parashikuar nga neni 198 i Kodit Penal.

Email This Klikime: 11

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›