Rama hap librin e Programit të Ri të PS për Arsimim në Mësonjëtoren e Parë të Gjuhës Shqipe
Ditën e festës së 7 Marsit, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka preferuar të ndalet në Qytetin e Korçës, ku ka zgjedhur të hapë librin e Programit të Ri për Arsimin të Partisë Socialiste në shtëpinë e mësonjëtores së parë shqipe. Duke marrë shkasë nga kjo ditë, Rama theksoi se arsimimi është politika më e mirë kundër varfërisë, duke qenë se kemi një papunësi në rritje.
Në kuadër të arsimimit, Rama vuri në dukje se arsimimi është një nga pikat kryesore të programit të Partisë Socialiste. Për të zhvilluar një model të lartë të arsimimit si prioriteti kryesor i programit, lideri Rama theksoi se PS do të unifikojë programin e arsimimit me programin e arsimimit evropian. Gjatë ndalesës së tij në qytetin e Korçës me rastin e 7 Marsit, Rama dhe drejtues të lartë të PS që e shoqëronin kanë vizituar ekspozitën me tekste të vjetra shqip, të vitit 1912, por edhe më të hershme, ndër to të një libër i Sami Frashërit shkruar në vitin 1908, të Aleksandër Xhuvanit, Karl Gurakuqit apo Niko Çekrezit dhe shumë rilindësve të tjerë. Një vizitë në familjen e mësuesit të nderuar Pandi Vakëflli ka qenë pjesë e vizitës në Korcë. Në takimin me mësues të këtij qyteti në mësonjëtoren e parë të gjuhës sonë, Rama ka theksuar së arsimimi është politika më e mirë ekonomike dhe mjeti më i efektshëm kundër papunësisë.Flasim sot për një papunësi në rritje dhe për mungesën e alternativave për punësim në radhë të parë për të rejat dhe të rinjtë , por nuk mund të ketë një zgjidhje magjike dhe nuk mund të ketë zgjidhje jashtë arsimimit. Arsimimi është armiku më i efektshëm ndaj varfërisë dhe papunësisë, u shpreh kreu socialist Rama. Arsimimi është kryefjala e programit të ri të socialistëve. Kryeopozitari u shpreh se me fitoren e 28 qershorit do bëhen realitet gjëra që 18 vite rresht nuk janë bërë, pasi për arsimin vetëm është folur nga politika e vjetër e premtimeve të pambajtura.Ajo që do të bëjmë, theksoi Rama është se do të unifikojmë programet mësimore me një model europian të përafruar, duke pasur në konsideratë domosdoshmërinë që në të njëjtën kohë të unifikojmë modelin e programeve mësimore me Kosovën. Ne do ta çojmë minimumi 5 % kontributin e buxhetit për arsimin. Ne kemi vetëdijen dhe vullnetin e munguar për 18 vjet tha Rama dhe do të realizojmë të gjitha ato që premtojmë. Një foto familjare ka mbyllur këtë vizitë me një simbolikë të veçantë në ditën e sotme.