Durrës. grabitën të riun, tre në pranga
Në pranga dhe grabitësi i tretë i një të riu nga Durrësi. E kanë rrahur keqas dhe më pas i kanë marrë gjithçka me vlerë që kishte natën e vonë të 24 gushtit. Ngjarja pati ndodhur në plazhin e Durrësit, gjatë sezonit turistik. Ditën e djeshme, policia arrestoi shtetasin Ylli Jakupi, 32 vjeç, banor i lagjes 16, të Durrësit, i dënuar më parë për trafik lëndësh narkotike. Disa orë pas ngjarjes për grabitjen e 21-vjeçarit durrsak, policia ka arrestuar dhe shtetasit Artur Balla dhe Ilir Çuka. Ata i morën 500 mijë lekë, një celular dhe një varëse floriri. Të tre të dyshuarit si autorë të grabitjes tek Ura e Dajlanit konsiderohen si kontingjent kriminal dhe tashmë po hetohen për vjedhje me dhunë në bashkëpunim.