Durrës-Kukës, hetim fondeve shtesë të qeverisë
Vendimet e mëvonshme për akordimin e fondeve shtesë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës do të jenë objekt hetimesh nga stafi i Kryeprokurores Ina Rama. Kjo e fundit ka shtyrë hetimet e dosjes edhe një muaj. Shtyrja e afatit është bërë me qëllim që të verifikohet me gjakftohtësi raporti i ekspertëve kontabël të vlerës reale të rrugës, e cila rezultoi të ndërtohej me shumën prej 1 miliard e 23 milionë euro. Shuma marramendëse është dhënë me disa vendime të Këshillit të Ministrave, pavarësisht se për ndërtimin e segmentit nuk kishte asnjë projekt apo studim që mund të justifikonin paratë e derdhura nga taksapaguesit shqiptar. Një gjë e tillë, sipas hetuesve të çështjes, është shkelje e hapur, duke shtuar edhe dëmin për ndërtimin e këtij segmenti. Burime nga akuza qendrore thanë se do të verifikojnë diskutimet në mbledhjet e qeverisë. Por një "pengesë" për organin qendror të akuzës është edhe përfshirja e të gjithë anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
Shkeljet
Sipas prokurorisë kontrata është lidhur dhe më pas është miratuar pa pasur një projekt përfundimtar për ndërtimin e rrugës, ndërsa janë akorduar fonde të mëvonshme, duke mos pasur elementët ligjore më të domosdoshëm për dhënien e këtyre të hollave. Ligji parashikon që objektet të ndërtohen në bazë të projekteve të zbatimit të hartuar nga organe të pajisura me licencë përkatëse. Akuza tha se gjithmonë kur bëhet një tender ka një fond limit. Në rastin konkret vërehet se nuk ka një fond limit për lëvrimin e fondeve nga buxheti i shtetit. Një tjetër shkelje vërehet tek paradhënia, e cila nuk mund të kalojë më shumë se 10% të vlerës së kontratës. Në ndërtimin e rrugës, vlera fillestare e çmimit të synuar të kontratës ishte 418333986 euro, pasi në rastin konkret i janë dhënë sipërmarrësit mbi 100 milionë euro. Nga ana tjetër, në kontratë parashikohet se do të zbatohet ligji anglez. Në asnjë rast nuk mund të kenë efekt mbi territorin shqiptar ligjet e një vendi të huaj. Shkelje tjetër është dhe fakti se një pjesë e dokumenteve të paraqitura për pagesë si dhe të dokumentacionit në përgjithësi janë në gjuhën angleze, çka përbën shkelje të ligjit.
Mbledhjet e qeverisë
Disa muaj më parë grupi hetimor i rrugës Durrës-Kukës-Morinë ka sekuestruar kasetat filmike gjatë përurimit, ndërsa i kërkoi qeverisë debatet e zbardhura në mbledhjen e qeverisë për procedurat dhe lëvrimin e fondeve për ndërtimin e rrugës. Ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Gjergj Bojaxhi, ka qenë kundërshtari më i ashpër i ministrit Basha në një mbledhje qeverie, gjatë së cilës u miratua një vendim për të cilin organi i akuzës është shprehur se është i paligjshëm. Gjatë kësaj mbledhjeje, Bojaxhi ka debatuar me Bashën dhe Berishën për vendin që do të zinte investimi i rrugës Rrëshen-Kalimash në buxhetin e shtetit. Prokuroria ka thërritur për të dëshmuar Bojaxhiun, i cili u ka pohuar prokurorëve të çështjes se u qëndron thënieve të tij në mbledhjen e qeverisë. Mësohet se procesverbali i kësaj mbledhjeje të qeverisë së datës 23.08.2006 është protokolluar pranë Kryeministrisë.
Të implikuarit
Prokuroria ka njoftuar Armand Telitin dhe Andi Tomën për akuzën mbi veprën penale "shpërdorim detyre". Gjatë verifikimeve paraprake, Prokuroria e Tiranës konstatoi: "Si persona të dyshuar përgjegjës për këtë vepër penale janë shtetasit Andi Toma, Armand Teliti dhe Lulzim Basha, të cilët kanë përgatitur të gjithë dokumentacionin dhe kanë iniciuar procedurat e VKM nr. 460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006. Shtetasit Andi Toma, Armand Teliti dhe Lulzim Basha janë të dyshuar si përgjegjës për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal", tha Prokuroria e Tiranës. Po kështu, përgjegjësi penale ka edhe ish-drejtoresha e Rrugëve, Lejla Saraçi, pasi ajo ka nënshkruar në kontratën për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Në lidhje me Lulzim Bashën, ish-ministrin e Transporteve, akuza tha se ai është ende person nën hetim, pasi janë shtyrë hetimet.
Vlera totale e rrugës
Sipas burimeve brenda grupit hetimor, raporti që kanë dorëzuar dy ekspertët, Pëllumb Ahmetaj dhe Zenun Katana, nxjerr një shifër marramendëse. Rruga në total do t‘i kushtojë shtetit shqiptar 1 miliard e 23 milionë euro. Ndërkohë që ndryshe nga raporti i parë, dy ekspertët nuk janë marrë me diferencat e çmimeve dhe ofertave, por vetëm me konstatimin e vlerës. Gjithsesi, në raport nuk harrohet të thuhet se kjo shumë tejet e madhe ka arritur edhe si pasojë e funksionimit të nënkontraktorëve që kanë aplikuar çmime mbi tregun.
Shkeljet e rrugës Durrës-Kukës
-Kontrata është lidhur e miratuar, pa projekt përfundimtar
-Nuk ka asnjë oponencë teknike
-Ka filluar puna pa pasur mbikëqyrësin e punimeve
-Nuk ka fond limit për lëvrimin e fondeve nga buxheti i shtetit
-Janë dhënë sipërmarrësit mbi 100 milionë euro
-Nuk mund të kenë efekt në Shqipëri ligjet e një vendi të huaj
-Një pjesë e dokumenteve për pagesë janë në gjuhën angleze
-Çmimi 418 mln euro është një çmim i synuar dhe jo përfundimtar
-Mjedisi po dëmtohet pa u marrë leja mjedisore
-Nuk është marrë leja minerare
-Katër vendime qeverie nuk janë bazuar në Kushtetutë
-Sipërmarrësi është përjashtuar nga disa taksa dhe tatime
-Nëse kontrata do të realizohej me çmimet e tregut shqiptar, kontrata do të ishte 191 milionë euro më e lirë
-Caktimi i kompanisë konsulente, "Ecorys Group", pa tender