E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, vidhet në mes të ditës servisi

Një servis makinash është vjedhur në mes të ditës dje, nga persona ende të paidentifikuar. Policia dyshon se vjedhja mund të jetë kryer nga ndonjë familjar i pronarit, i cili ka ditur vendin ku ishin fshehur lekët. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lushnjës mësohet se në servisin e automjeteve "Meço", në vendin e njohur me emrin Pushimi i Shoferit, janë vjedhur 450 mijë lekë. Kjo shumë ndodhej në një sirtar, në katin e dytë të ndërtesës, ku edhe banonte pronari. Gjatë mesditës, në banesë nuk ka qenë asnjë familjar, ndërkohë që pronari 35-vjeçar ishte duke punuar me automjetet e shumta që kishin shkuar për servis. Ai e ka konstatuar mungesën e shumës së lekëve disa orë më vonë, kur është ngjitur në katin e dytë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›