E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, grabitet agjencia e biletave

 

DURRES - Grabitet në orët e vona të natës një agjenci për bileta trageti në Durrës. Shënjestër e keqbërësve ka qenë agjencia "Adria-Ferries", e cila gjendet pranë stacionit të trenit. Pronari i saj shtetasi Bernard Reso ka njoftuar menjëherë policinë. Ai ka informuar hetuesit se keqbërësit kanë vjedhur nga kasaforta shumën prej 500 mijë lekësh të reja. Duket se autorët kanë shfrytëzuar momentet e orëve të mesnatës, kohë në të cilën sheshi i stacionit të trenit është thuajse i zbrazur. Pasi kanë thyer derën e agjencisë, keqbërësit, të cilët dyshohet se kanë vepruar në grup i janë drejtuar kasafortës, duke marrë që aty të gjitha paratë që gjendeshin. Agjencia "Adria-Ferries" gjendet në katin e dytë të një pallati të lagjes 3 të Durrësit, ndaj policia është duke marrë informacion edhe nga banorët e tij.                                  o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›