Gjirokastër, vidhen ikonat e kishës
GJIROKASTËR - Dhjeta ikona që mendohet se i përkasin fillimit të shekullit të XIX janë konstatuar të vjedhura dje në kishën e Shën Nikollës në fshatit Këre të Gjirokastrës. Orfea Beci, përfaqësuesi i kishës ortodokse, tha se vjedhja e kishës së ndërtuar në vitin 1860, u konstatua nga personi që kujdesej për të, i cili lajmëroi menjëherë policinë. Sipas tij, ikonat e vjedhura ditën e djeshme në kishën e Kërrit, mbartin një vlerë të konsiderueshme historike dhe kulturore. Rreth një muaj më parë në kishën e Leusës, një ndërtim bazilikat me kupolë, rreth 3 kilometra larg Përmetit u vodh një ikonostas i drunjtë i vendosur në këtë kishë pas viteve 1900. Vjedhja e objekteve të kultit është kthyer në problematikë seriozë ne këtë qark, ndërsa autorët kanë mbetur mister. p.n