E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet, ja skema për emigrantët

 

BLEDAR HOTI

Qeveria i jep të drejtën emigrantëve të paguajnë detyrimet e pashlyera dhe të përfshihen në skemën e marrjes së pensioneve. Në mbledhjen e fundit të qeverisë është marrë vendimi për të përfshirë të gjithë ato persona që kanë punuar në bujqësi nga 1993 deri në vitin 2004. Personat e vetëpunësuar në bujqësi dhe në blegtori do ti njihet periudha e sigurimit pavarësisht vendbanimit të tyre në kohën e kryerjes së pagesës. “Njihet periudha e sigurimit: a) nga data 1.10.1993 deri në datë 1.5.2004, për të cilat, të vetë punësuarit në bujqësi kanë paguar kontribute deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, pavarësisht nga vendbanimi në kohën e kryerjes së pagesës b) periudhat nga data 1.9.1995 deri në datë 1.5.2004, për të cilat, të vetë punësuarit në bujqësi kanë paguar kontribute deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, pavarësisht nga vendbanimi në kohën e kryerjes së pagesës, për rastet, kur toka është blerë, sipas ligjit nr. 7983, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave”, si dhe për rastet, kur toka është marrë me qira, me akt noterial”, thuhet në vendimin e Qeverisë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore është detyruar të nxjerrë aktet për trajtimin e të gjitha kërkesave të refuzuara për pension, para hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Qeveria në këtë vendim ka përcaktuar dhe dokumentet që duhet të paraqiten për përfitimin e pensioneve.
Punësimet në shtëpi
Qeveria gjithashtu ka marrë vendim që familjarët që punësojnë  njerëz në shtëpi, si shërbëtorë, apo mami, duhet të shënojnë detyrimisht numrin e sigurimit shoqëror. “Kryefamiljarët, që punësojnë persona, si punëtorë shtëpie, i rregullojnë marrëdhëniet e punës, nëpërmjet një kontratë me shkrim, ndërmjet palëve, ku përveç të tjerave shënohen, detyrimisht, numri i sigurimit shoqëror të personit të punësuar, koha e fillimit të punës, zgjatja e saj “me ose pa afat”, si dhe paga mujore bruto”, thuhet në vendimin e qeverisë. Në këtë rast, sipas vendimit, kryefamiljari përcaktohet në rolin e punëdhënësit dhe si i tillë ka detyrimin për regjistrim në organet tatimore dhe për pajisjen nga këto organe me numrin e identifikimit të personit të tatueshëm, NIPT-i. Regjistrimi dhe çregjistrimi nga organet tatimore bëhen sipas një procedure të thjeshtuar, që përcaktohet me udhëzim nga ministri i Financave”.

ndryshimet

1. Pas pikës 6 , të kreut IV, “Procedurat për regjistrim”, shtohet pika 6/1, me këtë përmbajtje:
“6/1.   Njihen periudha sigurimi për efekt të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”,:
a) periudhat, nga data 1.10.1993 deri në datë 1.5.2004, për të cilat, të vetë punësuarit në bujqësi kanë paguar kontribute deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, pavarësisht nga vendbanimi në kohën e kryerjes së pagesës.
b) periudhat nga data 1.9.1995 deri në datë 1.5.2004, për të cilat, të vetë punësuarit në bujqësi kanë paguar kontribute deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, pavarësisht nga vendbanimi në kohën e kryerjes së pagesës, për rastet, kur toka është blerë, sipas ligjit nr. 7983, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave”, si dhe për rastet, kur toka është marrë me qira, me akt noterial,  .
Dokumentet që nevojiten:
i. Vërtetimin nga komuna/ bashkia se i interesuari ka tokë në pronësi ose në përdorim, duke cilësuar dhe datën, kur është përfituar kjo tokë.
ii. Certifikatën e gjendjes civile (në rastet e largimit të shënohet dhe data e çregjistrimit nga regjistri i gjendjes civile).
iii. Vërtetimin nga komuna/bashkia se për këtë periudhë ka ushtruar veprimtari, bujqësore e blegtorale.

2. Kryefamiljarët, që punësojnë persona, si punëtorë shtëpie, i rregullojnë marrëdhëniet e punës, nëpërmjet një kontratë me shkrim, ndërmjet palëve, ku përveç të tjerave shënohen, detyrimisht, numri i sigurimit shoqëror të personit të punësuar, koha e fillimit të punës, zgjatja e saj “me ose pa afat”, si dhe paga mujore bruto”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›