E Diel, 1 Nëntor 2026

Klicko ve ne pikepyetje zgjedhjet

Ende nuk ka përfunduar numërimi i votave, por kampioni i madh i boksit ka vendosur të reagojë. Vitali Kliçko, kreu i partisë UDAR, ka dalë në konferencë për shtyp duke akuzuar presidentin e Ukrainës, Janukoviç, se po përpiqet të manipulojë rezultatin.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur rezultatin tonë në këto zgjedhje. Nëse manipulimet do të vazhdojnë, ne do të bëjmë maksimumin për t’i nxjerrë këto votime të pavlefshme. Po ndodhin dhunime në disa zona ku gjendja i ngjan luftës. Është përdorur gazi lotsjellës dhe janë thirrur forcat speciale në zonën e Nikolajevit. i them presidentit që duhet të jetë garant i kushtetutës se nuk janë forcat speciale që përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve”, u shpreh Kliçko.
Pamjet filmike tregojnë për problemet të paktën në zonën e Pervomaiskut, në zonën e Nikolajevit, ku është përdorur gazi lotsjellës dhe ku protestues të ndryshëm janë përleshur me forca speciale të policisë.
Sipas lajmeve nga Ukraina, partia e krahinave e presidentit Viktor Janukoviç mund ta ruajë shumicën në parlament, por opozita akuzon për prekje të votës dhe kjo mund të sjellë mosnjohje të rezultatit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›