E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, invalidët në protestë: Nuk na rimbursohen ilacet

DURRëS- Disa muaj pas protestës së fundit, tetraplegjikët dhe paraplegjikët në qytetin e Durrësit kanë protestuar sërish. Ata janë mbledhur në qendër të qytetit bregdetar për të ngritur zërin rreth problemeve që sipas tyre po ua vështirësojnë jetën, në kushtet fizike në të cilat ndodhen prej vitesh. Taksat, ilacet e parimbursueshme dhe rritja e pensionit i ka detyruar ata të mblidhen në këtë protestë.

Shkurta Hyseni është një grua që ka lindur në Tropojë dhe për vite me radhë jeton në qytetin e Durrësit së bashku me familjen akuzon autoritetet se nuk kanë krijuar asnjë lehtësi për pajisjen me kartë identiti. Për shkak të një gabimi në datën e linjdes, procesi sipas saj është zvarritur për muaj me radhë dhe sot ende nuk e ka dokumentin e ri të identifikimit.

Pak muaj më parë protesta u zhvillua për të njëjtat arsye, ku përfaqësuesit e tetraplegjikëve dhe paraplegjikëve kërkonin më tepër lehtësi në shërbimet për ta.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›