Pal Sarkozi nuk ndal së surprizuari, tashmë edhe piktor
PARIS- Pasi i ka zbavitur francezët me një autobiografi të rrallë e cila përfshinte edhe hollësira në lidhje me jetën e tij seksuale, Pal, babai i presidentit Nikola Sarkozi, u rikthye sërisht në titujt kryesorë të gazetave të premten e kaluar përmes një ekspozite e cila po ngjall reagime në kryeqytetin e vendit. Nuk është ende i qartë qëndrimi që do të mbajnë kritikët në lidhje me këto vepra të trasha arti me ngjyra thuajse fluoreshente në të cilat paraqiten gra të zhveshura ose gjysmë të zhveshura. Ndoshta ata që e kanë lexuar librin e tij të publikuar së fundmi, në të cili ai përshkruan kontaktin e tij të parë seksual të ndodhur në moshën 11 vjeçare me dadon e tij, do të rrudhin buzët duke thënë 'Boll më'.
Por Sarkozy Plaku, ish-drejtues i një kompanie reklamash, i cili ka pikturuar gjatë pjesës më të madhe të jetës, është krenar për veprën e tij, si dhe ekpozitën e re të hapur së fundmi në Paris pas një turi në mbarë vendin. "E nisa karrierën time si piktor në Paris rreth viteve 1949, 1950, 1951. U martova në vitin 1950. Mu desh të mbaja familjen ndaj nisa të punoja diku. Mënyra më e thjeshtë për të siguruar të ardhura ishte përmes reklamave ndaj u përfshiva në këtë biznes jo fort të njohur në Francë në atë kohë" tha ai.
Supermodelja e shndërruar në këngëtare, bashkëshortja e presidentit Sarkozy, Carla Bruni, është e përfshirë në veprat e paraqitura në këtë ekspozitë. Ajo paraqitet ndërsa luan në një kitarë nga e cila dalin rreze të shndritshme jeshile që bien mbi pikturën e bashkëshortit të saj. Një tjetër pikturë e paraqet Nikola Sarkozi të ulur në karrike. Pas tij ndodhet një ekran gjigand me dy sy që e vështrojnë ngultazi, sy që ngjasojnë me ato të së shoqes.
Por Sarkozy Plaku nuk është aspak i shqetësuar nga përmbatja erotike e veprave të tij. "Erotizizmi është thjesht një lloj perdje. Pas perdes ekziston një mendim shumë më i thellë që fshihet nga eroticizmi. Bëhet fjalë për shpalosjen e bukurisë së gruas" tha ai.
Publikimi një muaj më parë i kujtimeve të Pal Sarkozy tërhoqi dukshëm vëmendjen e shtypit por nuk u prit shumë mirë nga kritika. Ka gjasa që pikturat e tij do të kenë të njëjtin rezultat.
Por përsa i përket Nikola Sarkozi babai i tij thotë se e di formën artistike që parapëlqen presidenti. "Ai më nxit të pikturoj. Në fakt më nxit më shumë të pikturoj sesa të shkruar libra" tha ai.
(m.a/s. topi/BalkanWeb)