Rama shperndan ftesa per protesten e 30 prillit
TIRANE- “Duhet të bashkohemi për të kundërshtuar politikën e kësaj qeverie. Kështu nuk vazhdohet më”. Kryetari Socialist Edi Rama nisi sot shpërndarjen e ftesave për pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në protestën e 30 prillit Me ftesa në dorë, zoti Rama ka trokitur në dyert e banorëve të lagjes Shkoze, ne Tiranë për t'i ftuar personalisht në tubimin që do organizohet në sheshin “Skënderbej” . Pas marrjes së ftesës banoret shprehen shqetesimet e tyre per rritjen e kostos se jeteses.
Deputetët Ethem Ruka dhe Arta Dade kanë qenë në qytetin e Përmetit për protestën e radhës, kundër kostos së lartë të jetesës dhe cmimeve të larta. Zonja Dade fajësoi kryeministrin Berisha dhe qeverisjen e tij për mos liberalizimin e vizave, ndërkohë që qytetarët e shteteve fqinje udhëtojnë lirshëm. “Ka 6 vjet që premton integrimin dhe ne e kemi shkruar integrimin vetëm në retorikë, pasi Berisha e ka dhënë me prova cfarë është në gjëndje të bëjë për ta izoluar Shqipërinë dhe jo për ta integruar”. Dy deputetet ftuan qytetaret te bashkohen ne protesten e madhe te 30 prillit.
(s.g/BalkanWeb)