Korcë, Vetëm 25 vjet burg për vrasësin e 3 vëllezërve Mulliri
KORCë- Gjykata e Korcës ka dhënë sot dënimin me 25 vjet burg për Besim Karajn autor i vrasjes së trefishtë me armë zjarri të tre vëllezërve Mulliri, në Vidohovë të Korcës. Ngjarja e ndodhur pak muaj më parë, shokoi gjithë opinionin publik.
Gjykata e Korcës ka dhënë këtë vendim duke e paraqitur si vrasje në rrethana cilësuese pasi sipas avokatit të Besim Karajt, vrasja është kryer në një moment kur autori ka qenë në kushte të rënda psiqike dhe për këtë arsye u kërkua që vrasja e trefishtë të shqyrtohej si vrasje e kryer në rrethana cilësuese.
Gjyqi mësohet se është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa prokuroria ende nuk është shprehur nëse do ta ankimojë një vendim të tillë, edhe pse pretenca e prokurorisë ishte për Burgim të Perjetshëm.
Besim Karaj ekzekutoi me armë zjarri në fshatin Vidohovë të Korcës, tre vellezërit Mulliri, për shkak të marrëdhënieve jashtëmartesore të njërit prej vëllezërve me bashkëshorten e Karajt.
(m.a/News24/BalkanWeb)