E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, ish-Kënetës “i vjen” uji



Mbi 120 familje në zonën e ish-Kënetës në Durrës nuk do të vuajnë më radhët e gjata për të mbushur ujë nëpër çezmat kolektive. Nga dje, ata kanë të instaluara nëpër banesat e tyre çezmat e ujit të pijshëm. Ishte “Rotary Club”, ai që mundësoi këtë projekt të në një zonë me probleme për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm.

Përfundimi i projektit

Ka përfunduar projekti i furnizimit me ujë për 120 familje në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Ishte “Rotary Club”, ai që realizoi hartimin dhe realizimin e këtij projekti. Ky projekt zgjati 6 muaj. Ai nisi në sezonin e verës, kur për të mbushur ujë në Kënetë, nevojiteshin muskuj të fuqishëm si dhe elektropompa për ta thithur atë. Ing. Përparim Tartari, anëtar i “Rotary Club”, që në krijimin e tij në vendin tonë tha për “standard” se “për këtë projekt u investuan 100 mijë euro, u shtrinë qindra metra tubacione të cilat lidhën tubin kryesor të ujit me banesat të cilat përfituan nga ky projekt”. Në Durrës ishte dje edhe Luçiano Pjerini, i cili është njëri nga drejtuesit e kësaj organizate, i cili pa nga afër përfundimin e projektit.

Historiku

“Rotary Club” është krijuar në SHBA në vitin 1905 nga Pol Harris. Sot ai është shtrirë në 167 shtete të botës. Ai numëron 1,3 milion anëtarë. Në vendin tonë ai hyri në vitin 1991 në Tiranë. Në Durrës është prezent që nga viti 1999.

Rotary është i njohur në vendin tonë për realizimin e projektit të vaksinimit të të gjithë popullatës me kundër sëmundjes së poliomelitit. Për realizimin e këtij projekti ky organizëm shpenzoi 1,5 milion dollarë. Disa vjet më parë Rotary i dhuroi bibliotekës së Durrësit 1000 libra në gjuhë të huaj. Ai ka marrë përsipër që në këtë qytet të realizojë një projekt që synon ruajtjen dhe mirëmbajtjen e monumenteve .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›