Durres, ish-polici vrau 30-vjeçarin për muzikën në plazh
Të dielën ata nisën një sherr pasi autori i vrasjes kishte vënë në punë një impiant stereofonik, i cili transmetonte muzikë. Te henen ne mbremje sherri degjeneroi ku 53 vjecari me kallashnikov vret fqinjin tregtar
DURRES-Një sherr mes dy tregtarëve sezonalë të plazhit të Hamallajt, në rrethin e Durrësit është mbyllur me një viktimë. Zihni Dushku, 53 vjeç, ish-polic e tani në pension, ka vrarë me automatik kallashnikov 30-vjeçarin Marenglenc Jahoelezi, nga Tirana. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes si dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit. Sipas policisë, të hënën afër mesnatës, përkatësisht në orën 23:15, në plazhin e Hidrovorit në Hamallaj të bashkisë Sukth. Sipas grupit hetimor, shkaku i kësaj ngjarje ka qenë një sherr i nisur mes dy protagonistëve të dielën e shkuar. Dushku dhe Jahoelezi kishin vendosur nga një kioskë gjysmë ambulante në breg të detit të Hamallajt, ku tregtonin produkte ushqimore dhe pije të ndryshme për pushuesit. Të dielën ata nisën një sherr pasi autori i vrasjes kishte vënë në punë një impiant stereofonik, i cili transmetonte muzikë. Jahoelezi i cili ndodhej në shoqërinë e disa miqve i kishte kërkuar Dushkut që ta ulte volumin e aparatit, gjë që nuk është pritur mirë prej këtij të fundit. Më pas gjërat kishin precipituar në një sherr me grushte, të cilin e kishte zgjidhur policia. Ajo i kishte shoqëruar në komisariat dhe pas disa orësh sqarimi i la të lirë. Por, një ditë më pas, Jahoelezi me miqtë e tij rinisën sherrin. Por, kësaj radhe ish-polici Zihni Dushku është shfaqur me një automatik të cilin e ka zbrazur mbi Jahozenelin. Ky i fundit është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, por nuk ka mundur që të mbijetojë. Dushku, baba i 3 fëmijëve, është arrestuar nga ana e policisë me akuzën e vrasjes me dashje dhe të armëmbajtjes pa leje.
(d.b/GSH/BalkanWeb)