Xhuveli: Nuk iki, jam pjesë e bashkëqeverisjes
Xhuveli deklaron se PAA-ja e ndihmoi PD-në të fitojë mandate, prandaj edhe kjo parti duhet të konsiderohet fituese. "Partia Agrare Ambientaliste e ndjen veten pjesëtare të fitores së koalicionit të djathtë"
TIRANE-Agrarët, duke qenë pjesë e fitores së demokra-tëve më 28 qershor, tashmë kërkojnë nga aleatët e tyre pjesëmarrje në qeverisjen e ardhshme. Xhuveli, tashmë jashtë Parlamentit, deklaron se PAA-ja e ndihmoi PD-në të fitojë mandate, prandaj edhe kjo parti duhet të konsiderohet fituese. "Partia Agrare Ambientaliste e ndjen veten pjesëtare të fitores së koalicionit të djathtë, edhe pse rezultati pritej të ishte më i mirë. Unë mendoj se pavarësisht këtij rezultati, bashkëpunimi me PD-në do të vazhdojë, sepse ai gjatë këtyre katër viteve ka qenë i frytshëm dhe mjaft korrekt", - u shpreh dje Xhuveli. Sipas tij, negociatat me kreun e qeverisjes së ardhshme ende nuk kanë filluar, por ai është i gatshëm t'i përgjigjet çdo kërkese për përfaqësim në kabinetin e ardhshëm, por edhe në të gjitha fushat e tjera. Xhuveli e vlerëson koalicionin e PD-së me LSI-në, "pasi ky koalicion ngrihet mbi bazën e koordinimit të programeve dhe besoj se do të jetë tejet funksional". Kreu i PAA-së, si të gjithë kryetarët e partive të vogla, si të krahut të majtë ashtu dhe ata të djathtë, e kritikon sistemin e ri zgjedhor që u aplikua më 28 qershor. Xhuveli u shpreh se një ligj i tillë la jashtë shumë parti të vogla, por lejoi "hyrjen në Kuvend të partive që mbrojnë interesa të veçanta". Sa i takon rregullit që disa parti kërkojnë ta ligjërojnë me status, që ai kryetar i cili humbet zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi, Xhuveli duket se nuk është dakord. Ai thekson se, "nuk është koha të largohem nga politika".
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)