E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kamioni përplas motorin, vdes drejtusi 22-vjecar

DURRËS- Një 22-vjecar ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të ndodhur mesditën e sotme në afërsi të Urës së Dajlanit.

Mësohet se një kamion ka përplasur një motor dhe si pasojë ka vdekur drejtuesi i këtij të fundit 22-vjecari Xheni Zakova.

Nga hetimet paraprake policia bën me dije se shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësi e madhe me të cilën udhëtonte drejtuesi i motorit.

Ndërkohë policia ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen e plotë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›