E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në 10 muaj regjistrohen 143 divorce në Vlorë

VLORË Divorcet në Vlorë vit pas viti shënojnë shifra rritëse. Nga statistikat e Gjykatës së Vlorës prezantohet një shifër jo e vogël për sa i përket numrit të kërkesave për divorc që paraqiten për shqyrtim në këtë gjykatë. Nga të dhënat e kancelarisë së Gjykatës së Vlorës konfirmohet se janë gjykuar në total 245 çështje divorci, mes të cilave 143 kanë përfunduar gjykimin gjatë kësaj periudhe. Janë pushuar 39 çështje, një rast ka pasur kthim aktesh dhe vetëm një çift është pajtuar në gjykatë duke hedhur poshtë kërkesën për divorc. Ndërkohë, gjatë gjithë vitit 2010 janë prezantuar në gjykatë e rrjedhimisht gjykuar në total 214 çështje divorci. Diferenca e 12 muajve të 2010-ës, me 10 muaj të 2011-ës është e lartë, çka tregon se familja në Vlorë po vijon të ketë goditje, duke shkaktuar kështu pasoja sociale të mëdha. Përgjithësisht, arsyet që jepen për divorc nga palët janë ato të përhershmet; mosnjohje mes çiftit për shkak të mblesërisë që i ka çuar në martesë, ndërkohë që arsyet reale, pyetur tek avokatë të palëve, janë krejt të tjera që kanë të bëjnë me tradhtinë bashkëshortore, gjendjen ekonomike apo emigracionin, ku njëri nga partnerët, përgjithësisht meshkujt jetojnë për shumë kohë larg familjes, duke mos qenë asnjëherë prezent në to.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›