KQZ nis nesër asgjesimin e materialeve zgjedhore të 8 majit
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë nesër procesin e hapjes së kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet vendore të 8 Majit.
Akti i për asgjesimin e materialeve zgjedhore u miratua me uninamitet nga të anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor gjatë mbledhjes së realizuar në 26 shtator të këtij viti.
Ky akt në zbatim të nenit 178 të Kodit Zgjedhor përcakton pastrimin e kutive të materialeve zgjedhore, por edhe fletëve të votimit, brenda një afati 65 ditësh.
Neni 178 i Kodit Zgjedhor që flet për ruajtjen e dokumentacionit, në pikën 6 të tij, parashikon që "pas përfundimit të afatit për ankimet, KQZ hap të gjitha kutitë e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit të fletëve të votimit dhe ia dërgon ato Arkivit Qendror të Shtetit në mënyrën e caktuar prej tij. Të gjitha fletët e votimit dhe kundërfletët digjen nën mbikëqyrjen e KQZ-së".
Procesi i kutive të materialeve zgjedhore do të përfundojë më 31 dhjetor 2011.
(e.m/BalkanWeb)