E Diel, 1 Nëntor 2026

Polici vret kusheririn ne Bushnesh te Krujes arrestohen tre persona

Dy vëllezër dhe një adoleshent janë ndaluar nga policia e Durrësit për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Bushnesh të Krujës.

Sipas informacionit të policisë lokale, viktima është 38- vjeçari Viktor Krosi, kurse për autor akuzohet punonjësi i policisë së Krujës, Llesh Gjergji 49 vjeç.

Policia e Durrësit ka ndaluar gjithashtu për këtë ngjarje djalin e Lleshit, Pal Gjergjin 18 vjeç dhe vëllain e tij, Anton Gjergji.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i krimit është bërë një konflikt pronësie, pasi viktima dhe autori përveçse janë të afërm, janë edhe fqinj.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›