Zjarr ne pyllin e Shushices ne Elbasan terreni i thyer pengon zjarrfikeset
Një vatër zjarri shpërtheu në pyllin e fshatit Shushicë, 7 km larg Elbasanit.
Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset, policia, inspektorë të pyjores dhe banorë të zonës me synimin e lokalizimit të fikjes së kësaj vatre.
Por zjarri i ndihmuar nga moti i thatë, era dhe pylli me pisha e shkurre ka përparuar duke djegur deri më tani një sipërfaqe prej rreth 4 hektarësh.
Për shkak të terrenit të thyer, zjarrfikëset e kanë pasur të vështirë në fikjen e flakëve dhe një kontribut të madh po japin vetë banorët e zonës.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka shkrumbuar sasi të konsiderueshme të pyllit me pisha e shkurre, megjithatë nuk paraqet rrezik për banesat e fshatit.
Policia po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.
Deri më tani janë hedhur dy pista, ajo e shpërthimit nga pakujdesia dhe ajo e djegies së qëllimshme.