Po kalonte per ne anen tjeter te rruges shtypet per vdekje 51-vjecarja
Një 51-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e të shtunës në superstradën Lezhë- Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.
Viktima Prena Lleshi ka qenë duke u kthyer me bagëti për në shtëpinë e saj në Balldre dhe në tentativë për të kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin, është përplasur për vdekje nga një automjet që lëvizte në drejtim të Shkodrës.
Drejtuesi i mjetit e ka dërguar 51- vjeçaren në spitalin e Lezhës, por pa mundur t’i shpëtojë jetën.
Policia ka bërë të ditur se ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, ndërsa ka saktësuar se ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme dhe errësira janë shkaku i këtij aksidenti të rëndë.