Vret gruan 76-vjecari ne kushtet e nje depresioni
Një burrë ka vrarë gruan në kushtet e depresionit psikik.
Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë dhe sipas policisë lokale, autori Bajram Muça, 76 vjeç, ka goditur për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, 70 vjeçe, Vera Muça.
Nga hetimet e deritanishme, mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindje midis dy të moshuarve, por që më pas ka degjeneruar në një krim makabër.
Autori sipas policisë, pasi ka vrarë gruan e tij, ka tentuar të vetëvaret, por atë moment në banesë kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët janë njoftuar nga fqinjët e të moshuarve.
Uniformat blu bënë arrestimin e 76-vjeçarit, ndërsa kufoma është dërguar në morg.
Çifti jetonte i vetëm në banesë, ndërsa dy fëmijët e tyre ndodhen në emigracion.