"Remzi Hoxha, urdhrin e dha Sefgjini"
Një nga tre të akuzuarit për zhdukjen e Remzi Hoxhës shprehet se zv/drejtori i SHIK-ut në '95-ën, Arben Sefgjini, urdhëroi shoqërimin e shqiptaro-maqedonasit
Koldashi: Urdhrin për dërgimin e Remziut të Lezhëe dha Sefgjini
"Biseda me Sefgjinin para marrjes në Tiranë të Ziso Krisopullit"
Së bashku me Arben Sefgjinin, Budjon Meçen dhe Ilir Kumbaron akuzoheni për rrëmbim, zhdukje personi. Sa i implikuar jeni në këtë histori?
Kjo akuzë është shumë e pabazë, pasi është çështje e hetuar për mua, nuk ekziston një grup dhe e treta, trajtimi që i është bërë është një trajtim ordiner. Dhe e katërta që është më kryesore, në akuzën për mua është shtuar një person që në vitin 2003 nuk ka qenë i përfshirë në këtë akuzë, pasi unë nuk e njoh fare. Që në vitin 2003 kjo çështje është veçuar për mua edhe unë nuk kam qenë pjesëtar i këtij grupi. Tani, në lidhje me akuzën që ngre organi i procedimit penal, përkatësisht Prokuroria për Krime të Rënda, thuhet që personat Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budjon Meçe, përkatësisht me detyrat zv/drejtor i SHIK-ut në Tiranë, kryetar i degës së parë, shefi i bazës së vëzhgimit dhe inspektori i degës së parë, me njëri-tjetrin kanë rrëmbyer, torturuar dhe zhdukur një person dhe tre të rrëmbyer dhe të torturuar. Për sa i përket kësaj akuze,në radhë të parë është pa themel për arsye se kjo çështje është hetuar nga organi i procedimit penal, pra nga prokruroia e Tiranës, e monitoruar nga ish-prokruori i përgjithshëm.
Në vitin 1995, atëherë kur ishit shef i bazës së vëshgimit të Tiranës, si u përfshitë ju në lidhje me rrëmbimin e Ziso Kristopulit dhe Remzi Hoxhës?
Në këtë periudhë, në detyrën e shefit të bazës së Tiranës e di që kam marrë pjesë edhe vetë në shoqërimin e disa personave, kjo kryesisht kur është parë e nevojshme kur në shoqërim duhet të jetë edhe shefi. Fillimisht do të flasim për Ziso Kristopulin. Unë nuk e kam njohur Ziso Kristopulin përpara asaj periudhe si person, pasi nuk kishte arsye ta njihja. Më kërkojnë në drejtorinë e Tiranës, ka qenë diku nga muaji tetor i viti 1995. Aty ishte drejtori dhe zv/drejtori, pra Mehmet Hoxholli dhe ka qenë zv/Drejtori Arben Sefgjini. Pasi u përshëndeta më thanë se kemi një person që duhet të tërheqim nga Saranda për bisedë operative por meqenëse rruga është e largët dhe mund të ketë probleme larg qoftë një aksident, mund të ketë një konfrontim në rrugë. Më thanë se është e nevojshme e duhet të shkosh ti meqenëseje më i njohur me problemet, pasi je më i aftë se inspektorët, pasi veprimtaria ishte e sigurt. Dakord, i thashë unë.
Detyra ime ishteqë unë do të merrja kontakt me kryetarin e Sarandës dhe do të ishin ata që do ta sillnin personin dhe ne do të bënim transportimin nga Saranda për në Tiranë. Mora dy punonjës, në makinën e bazës dhe u nisëm me targa shtetërore, për vetëdaljen jashtë shtetit, që të evitonim kontrollete rrugës. Shkuam në Sarandë. Atë natë shkuam vonë, të nesërmen mora kontakt unë me kryetarin e Sarandës të Shërbimit Informativ. Ia bëra prezent atij. Më pas unë nuk u mora. Ditën e fundit, shkuan dy punonjësit e mi, e morën dhe e sollën para hotelit ku unë isha. Shkova në dhomë se kishim rrobat e ndërresës, u ngjita në makinë, ishte shofer i bazës i quajturi Besim Datja. Makina ishte njëAudi 80, tip i vjetër, unë isha në vendin e parë. Kam pasur dy inspektorët që janë të njohur nga organet e hetimit. E pyeta se nga ishte, çfarë arsim kishte, jo për arsye hetimore por për ta njohur.
Më pas erdha në Tiranë. E lashë në makinë me dy inspektorët, dhe u futa në bazën e vëzhgimit. Marr në telefon zv/Drejtorin z.Arben Sefgjinindhe i them seproblemin e kemi kryer dhe se jam me dy inspektorët. Më kujtohet se tha se ishte jashtë Tirane dhedo të futesh në lidhje me drejtorin e drejtorisë së parë pranë shërbimit informativ shtetëror qëquhet Gëzim Kupe. Mora në telefon inspektorët e informacionit. Iu thashë se jam Avni Koldashi dhe kam një problem me drejtorin dhe se jam i autorizuar nga zv/Drejtori i Tiranës. Ata më thanë se nuk është dhe më dhanë numrin e shtëpisë në Durrës. Ja bëra prezent problemin dhe më tha se unë në moment do të njoftoj kryetarin e Lezhës dhe do ta dërgoni për në Lezhë. Jemi nisur me të njëjtin grup. Unë ia bëra prezent, kuptohet me një formë që e përmend procedura. I thashë meqenëse ka ndodhur një problem, për të cilin është e nevojshme prezenca juaj, ju duhet të udhëtoni me neve. Kur kemi shkuar nga territori i Krujës, në atë të Kurbinit, erdhi makina që na dha sinjal. Makina e kryetarit të Lezhës. I thashë si ishte problemi. Po, më tha. Më ka thënë drejtori i Drejtorisë së Parë. Kemi shkuar në bazën e Vainit. Unë me thënë të drejtën, nuk e kam shoqëruar brenda, kam qenë deri tek dera. S'ishte e nevojshme të shkoja. E kanë marrë dy inspektorët.
Unë e dorëzova Zison bashkë me dy inspektorët e mi, dhe me shoferin në bazën e Vainit.
Komunikuat me z.Sefgjini?
Jo. Jo. Me kaq ishte e mbyllur edhe unë nuk di gjë.
Sa ditë pas Ziso Kristopulit u rrëmbye Remzi Hoxha?
Më kërkojnë në drejtori, përkatësisht zv/Drejtori Arben Sefgjini, i cili mbulonte problemet operative. Dhe më thotë se z.Avni është një person i cili na duhet ta tërheqim në bisedë operative. Problemi mesa mbaj mend unë më tha është i një rëndësie të veçantë sepse mund të kryhet ndonjë akt i paprecedent. Më tha se është e domosdoshme ta gjejmë sot dhe ta tërheqim në bisedë. Nuk më përmendi emrin e Remzi Hoxhës, pasi unë këtë person nuk e njihja me emrin Remzi Hoxha. Por më tha se ky person është marrë në vëzhgim. Domethënë sektori operativ, këtë person e ka vënë në vëzhgim. Domethënë vëzhgim është mbikëqyrje e fshehtë fizike. Sefgjini më tha vetëm se ky person ështe me pseudonim, qënuk më kujtohet, pasi numri i vëzhgimeve është shumë i madh, dhe na duhen inspektorë që e kanë pasur nën vëzhgim që ta njohim pasi ne nuk e njohim. Unë shkova në bazë, mora dokumentacionin. Gjeta pas pseudonimit se në çfarë date është marrë. Sipas dokumentacionit, në këtë datë gjeta inspektorëtose vëzhguesit e Remzi Hoxhës.
Pse e kishin mbajtur në vëzhgim?
Gjeta personat që e kishin mbajtuar nën vëzhgim, i thirra në zyrën time edhe i thashë:problemi është se kërkohet një person që të identifikohet dhe nga baza kërkohet ndihma jonë nëse dihet se ku ndodhet, pikat që frekuenton, vendin e punës etj . Ju e dini më mirë, pasi ky është mbajtuar nën vëzhgim treditor. Ne nuk njiheshim me veprimtarinë përse akuzohej, ose dyshohej. Procedura jonë ishte kjo: për sa kohë që është në vëzhgim hartohej materiali mbi këtë procedurë, vinte tek unë dhe me një dokument të sekretuar kalonte në arkivin përkatës të drejtorisë së Tiranës. Më pas nga arkiva e tërhiqnin nga sektori operativ. Inspektorëve u thashë se do të shkoni dhe do merrni kontakt me zv/Drejtorin Arben Sefgjini. Bile më kujtohetseunë nuk kam makinë të bazës. Pastaj më merr në radio dhe më thotë se dil para bazës, ke një makinë të drejtorisë dhe hajde se kemi një problem. Në këtë kohë dal, dhe shikoj makinën tip gri, fiat tipo, ishte makina e degës së dytë. Jo makina e degës së parë, ku ishte Ilir Kumbaro por makina e degës së dytë, ishte një person tjetër Kryetar Dege. Shoferin e mbaj mend, ishte shoferi Shpëtim Pasholli. Më thotë zv.Drejtori, Sefgjini, se është identifikuar vendi i këtij personi që do ta merrni dhe do të shkoni bashkë me atë. Janë edhe disa inspektorë dhe makina të tjera. Dhe atje do të vendoset se kush do të shkojë për ta tërhequr. Kemi udhëtuar në drejtim të rrugës së frigoriferit, jemi afruar në një distancë ku ishte identifikuar. Në radio kërkohej nëse personi ishte brenda. Është marrë konfirmimi se personi ishte brenda. Atëherë po me radio tha se makinaduhet të afrohej. Pra duhet të afrohej makina ime. Jemi futur në oborr. Edhe na thonë në radio se duhet t'i thoni se duhet ta merrni për sqarim. Ka ardhur në makinë. Është hera e parë që unë e kam parë personin. Ishtë një person rreth të dyzetave. Nuk komunikova me të. As ai nuk komunikoi. Ata i thanë se bëhej fjalë për një bisedë operative.
Si jeni prezantuar, i keni thënë se jeni persona të SHIK-ut?
Jo. Këtë nuk mund ta them, pasi mund të ishim paraqitur si persona të SHIK-ut, mund të ishim si punonjës të policisë kriminale. Këtë nuk mund ta them dot.
Pra ju e morët Remziun në afërsi të Frigoriferit...
Nuk ishte dhënë instruktazhi nga unë. Ky person që ishte marrë, unë nuk e dija se ishte Remzi Hoxha, se me çfarë ishte marrë, nuk kishte ndonjë reagim agresiv apo të kishte kundërshtim. Pra ishte një njeri që as nuk foli, as ne nuk komunikuam me të. Kuptohet se kishte makina të tjera në operacion. Se ishin dy apo tre nuk e di.Arben Sefgjini, i cili drejtonte operacionin thotë se duhet të niset në drejtim të Zogut të Zi, nga rruga e Veriut. Kemi kaluar Zogun e Zi dhe deri në Institut na tha se duhet të ndalni makinën dhe personi duhet t'i kalohet kryetarit të degës së parë z.Ilir Kumbaro. Kanë ardhur dy makina të tjera. më kujtohen si fytyra, inspektorë të degës së Ilirit. Edhe unë kam dalë nga makina. Ka ardhur Iliri. I thashë, Ilir e dëgjove? Po,më tha. Është urdhër i zv/drejtorit do na japësh leje se ne jemi sektor operativ, e mori kryetari i degës së parë Ilir Kumbaro dhe ne u kthyem për në Tiranë. Në radio mora urdhrin të shkoj së bashku me një inspektor, në praninë e një inspektori të degës së parë, që quhej Qerim Tanku dhe të kontrolloj makinën e personit që u mor për bisedë operative përpara punishtes ku kishte vendin e punës. Edhe duhej t'i thoshnim punëtorëve se është marrë për pyetje të shpejtë mesa di, nga policia kriminale dhe do të kthehet sapo të mbarojë bisedën.
Keni lëvizur me urdhër?
Patjetër, me urdhër lëvizej. Ka dalë nga automjeti inspektori, Qerim Tanku, bashkë me dy inspektorët e vëzhgimit. Unë kam qenë në këmbë, shoferi në makinë. Kanë kontrolluar makinën për ndonjë material që i interesonte sektorit operativ. Nuk e di nëse gjetën apo jo. Përfundoi kontrolli makinës dhe u thamë punëtorëve se personi do të kthehej. Jam larguar direkt dhe më ka lënë shoferi i degës së dytë Shpëtim Pasholli pranë bazës. Kam mbaruar punën në orarin që përfundon çdo ditë dhe me çështjen Remzi Hoxha jam njohur pas arrestimit të vitit 2003, gjë të cilën e kam sqaruar. Me z.Sefgjini nuk kam pasur komunikim pas punës.
Përsa i përket dosjes "Remzi Hoxha" dua të bëj me dije se nga unë, Avni Koldashi, nuk ka ekzistuar asnjë veprim në kundërshtim jo vetëm me ligjet por edhe as me përmbushjen e detyrave të funksionit tim dhe nuk ka ekzistuar asnjë veprim jo vetëm me ligjin, por edhe me normat morale më të vogla. Pra nuk kam asnjë shkelje. Nuk kam asnjë thyerje. Unë thjesht kam kryer shoqërimin e personave i cili ka qenë i urdhëruar nga eprorët të mi. I motivuar në zbatim të ligjit dhe funksioneve shtetërore që unë kisha. Duhet të deklaroj se unë këto që thashë, janë thënë në vitin 2003. Nuk kisha arsye që të di më shumë, pasi ishin sektorët të tjerë që i dinin. Përsa i përket këtij segmenti, që unë e kam kryer, kjo ka qenë e qartë dhe s'ka pse të ndihem fajtor për këtë segment.
Familjarët e Remzi Hoxhës pretendojnë se ka persona të tjerë përgjegjës për zhdukjen e të afërmit të tyre, mes të cilëve akuzojnë edhe z.Bashkim Gazidede. A ju duket e drejtë kjo akuzë?
Familjarët e Remzi Hoxhës në radhë të parë kanë një të drejtë. Tani unë në pozicionin e të akuzuarit e shikoj këtë akuzë karshi meje krejt të pabazë,pa themel dhe tendencioz. Por nuk mund të mos flas edhe për familjarët e Remzi Hoxhës, pasi është vetë çështja e përfshirë me ta. Unë nuk jam në dijeni nëse z.Gazidede ka pasur dijeni për çështjen e Remzi Hoxhës apo nuk ka pasur. Kjo është çështje e vetë z.Gazidede dhe e organit të procedimit penal në Shqipëri. Unë e përsëris, në Shqipëri: Arben Sefgjini është personi,
(unë kam pasur respekt për të, , si drejtues, si njeri, vazhdoj të kem. Nuk e di nëse ky person ka kryer krime , dhe nuk mendoj se e ka kryer, pasi nuk është personi që është marrë me pyetjet apo nëse ka kaluar kompetencat), që ka urdhëruar për shoqërimin e tyre. Këtë nuk kam arsye ta mohoj në kurriz tëv të tjerëve , pasi ajo është bërë në formën zyrtare.
Persa i përket , personit tjetër Ilir Kumbaro e di që është personi i cili bashkë me sektorët e vet qëe ka marrë personin nga makina jonë për bisedë operative, gjë e cila është faktuar nga të tjerë. Unë flas hapur dhe shkoqur. Flas troç. Problemi është ky. Po penalizohem padrejtësisht, dhe jashtë çdo norme dhe çdo ligji. Nëse ka persona të tjerë drejtësia le ti gjejë...