E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, kapen grabitësit e makinave

 

DURRES - Policia e Durrësit, përmes dy operacioneve të shpejta ka vendosur në dispozicion të drejtësisë dy grabitës autoveturash. Ata vepronin në zona të ndryshme të Durrësit dhe nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin. I pari, ka përfunduar në pranga Mjaltor Lala, 35 vjeç, banor i Durrësit, ndaj të cilit hetuesit kanë dokumentuar me prova se ai është autor i vjedhjes së tre makinave si dhe e një arme gjahu. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore në lagjen nr.16 (ku banon i arrestuari) në një rrugicë mes disa pallateve është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i mjeteve të vjedhura. Bëhet fjalë për dy makina “Fiat” dhe një autoveturë “Benz”, të cilat Mjaltori i kishte vjedhur në kohë të ndryshme në Durrës. Policia ka sekuestruar objektet e vjedhura dhe konkretisht makinën “Benz” me targë DR8312B, autoveturën “Fiat” Uno me targë DR5115B si dhe një tjetër automjet “Fiat” Uno me targë italiane AZ359VH. Në të njëjtën ditë me arrestimin e Lalës, policia e Durrësit prangos edhe një tjetër vjedhës autoveturash. Dashamir Xhepa banues në Kombinat rezulton autori i grabitjes së dy makinave “Benz”.                        o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›