E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kapet 180 kg marijuanë, arrestohet transportuesi

Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar sot 180 kg marijuanë të fshehur në një maune me targa AA 057 EO me destinacion Italinë.
 

Policia ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të maunes me inicialet P.I. nga Vlora si dhe ka konfiskuar edhe mjetin me drogë.
Një tjetër sasi droge u sekuestrua dy ditë më parë në portin e Durrësit.

Policia sekuestroi 725 kg marijuanë në një kamion frigoriferik ndërsa arrestoi edhe drejtuesin e kamionit Adrian Cingi.

Ky është operacioni i dytë i policisë së Durrësit brenda dy ditësh ku janë të sekuesturar sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›