E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, sekuestrohen 147 rrënjë kanabis

Policia e Gjirokastrës ka ndërmarrë sot një operacion anti-drogë në komunën Zagori ku ka sekuestruar 147 rrënjë bimë kanabis ndërsa ka arrestuar edhe kultivuesit e drogës.

Sipas policisë, në vendin e quatjur Pylli i Kondes, në afërsi të fshatit Zhej të Komunës Zagori, është shkatërruar një parcel e mbjellë me kanabis ndërsa janë arrestuar shtetasit Kostandin Kasneci 22 vjeç dhe Sotir Kristani 28 vjeç të cilët kishin kultivuar drogën.

Në momentin që forcat e policisë kanë shkuar tek parcela e kultivuar me kanabis , dy shtetasit që kishin kultivuar kanabisin porsa kanë parë policinë janë larguar me shpejtësi në pyll por policia ka arritur t`i arrestoj një orë më pas.

Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë e mundur zbardhja e një ngjarje të vjetër , ku shtetasi i arrrestuar Sotir Kristani , në vitin 2010, në fshatin Hoshtevë Zagorie kishte kultivuar 170 bimë Canabis Sativa.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›