E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reduktohen vatrat e zjarrit, MB: 16 vatra aktive në vend

Reduktohen vatrat e zjarrit në vend. Ministria e Brendshme në raportimin e radhës lidhur me situatën e zjarreve në vend bën të ditur se nga 29 vatra aktive të raportuara një natë më parë numri i tyre ka shkuar në 16.Në një njoftim për mediat MB jep një panoramë të plotë të hartës së zjarreve në vend dhe punës për shuarjen e tyre:
 

“Gjatë ditë së sotme, helikopteri i vënë në dispozicion nga Republika Turke, nuk mundi të operonte nga ajri për shkak të mjergullës dhe reve të tymit. Bazuar në kërkesën e Drejtorisë së Përgjithëshme të Emergjencave Civile, SHPFA-ve rriti ndjeshëm numrin e efektivave në terren, në mbështetje të forcave zjarrëfikëse dhe atyre të Shërbimit Pyjor. Në zonën verilindore forcat e PMNZSH-së, atyre të Armatosura dhe Shërbimit Pyjor, vijuan ndërhyrjen në të gjitha ato vatra ku terreni e mundësonte operacionin, duke shuar disa prej tyre dhe izoluar plotësisht vatrat e tjera. Gjatë ditës së sotme mbi 1 mijë efektivë të FA-ve operuan në të gjitha territorin e vendit.
 

Nga informacionet e raportuara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile nga specialistët e Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektëve, Stacionet e PMNZSH-së në rrethe, drejtuesit dhe përfaqësuesit e njësive të Qeverisjes Vendore, nga strukturat e Shërbimit Pyjor, si dhe nga pika të tjera kontakti në nivel qendror dhe vendor, situata paraqitet si më poshtë vijon:Në të gjithë qarqet e vendit rezultojnë 16 vatra zjarresh aktive.
 

Qarku Dibër: Ka 3 vatra zjarri aktive. Vazhdon vatra në Parkun Kombëtar Lura, Fusha e Pelave, Rrobulli Monument Natyre dhe Liqeni i Bruçit, ku vazhdojnë të digjen grumbujt e prerjeve abuzive. Vatra e zjarrit në Kacni, vazhdon me intesitet të mesëm. Rreth orës 19, të pasdites së sotme nga territori i Republikës së Maqedonisë, është përcjellë një vatër zjarri, në afrësi të komunës Trebishtë.

Qarku Elbasan: Ka 2 vatra zjarri aktive. Në fshatin Sopot, komuna Stravaj, rrethi Librazhd dhe në rrethin e Gramshit, në fshatin Tashovicë, komuna Pishaj.

Qarku Korçë. Ka 1 vatër aktive në Parkun Kombëtar të Bozdovecit, ku situata vijon të jetë problematike. Gjatë ditës së nesërme forcat që punojnë në zonë, do të përforcohen edhe me 140 efektivë të tjerë të FA-ve.
Qarku Kukës: Vijon të jetë tepër aktive vatra e zjarrit në komunën Tërthore, në Bjeshkët e Bardhocit. Vazhdojnë operacionin nga terreni forca të Shërbimit pyjor, të FA-ve, si edhe nga komuniteti.

Qarku Shkodër: Ka 6 vatra zjarri aktive Në rrethin e Shkodrës vazhdon vatra aktive ndërmjet fshatit Ndërhysaj dhe Gimaj të komunës Shalë. Në rrethin e Malësisë së Madhe janë 3 vatra aktive. Këto vatra janë në terrene të thepisura dhe nuk mund të ndërhyhet nga toka.

Në Rrethin e Pukës: Janë 2 vatra aktive, ajo në Malin e Krrabit në Midë, tek Antaenat, në fshatin Orosh dhe vatra në Qafë Sharri.

Qarku Lezhë. 2 vatra aktive. Në rrethin e Mirditës, në Ndërshen, Mali Çikës, i komunës Orosh dhe vatra në fshtin Lari, komuna Kaçinar.

Qarku Tiranë. 1 vatër aktive, ajo në Malin e Dajtit, në lartësitë e Priskës. Gjatë ditës së stome rreth 800 forca të FA-ve, zjarrëfikëse dhe të Shërbimit Pyjor, vijuan punë në terren për izolimin e plotë të vatrës së zjarrit.

Vatrat e tjera janë izoluar plotësisht.

Qarku Vlorë. Nuk ka vatra zjarri aktive.
Qarku Berat. Nuk ka vatra zjarri aktive.
Qarku Durrës. Nuk ka vatra zjarri aktive.
Qarku Fier. Nuk ka vatra zjarri aktive.
Qarku Gjirokastër: Nuk ka vatra zjarri aktive” raporton MB.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›