E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet me armë një 40-vjeçar shqiptar

Ekzekutohet një shqiptar në lagjen “Kalithea” të Athinës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në orën 03:35 ku 40-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar për vdekje nga një person në rrugën “Perikleus” të qytetit grek në një automjet i cili drejtohej nga një shtetase ukrainase.

Mësohet se nga të shtënat është plagosur edhe një shtetase ukrainase rreth 30 vjeç e cila është dërguar me urgjencë në spital por ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë plagë në dorën e majtë.
 

Sipas informacioneve shqiptari është pronar i një bari që ndodhet në kryqëzimin e rrugës “Perikleus” dhe “Andromahi” në lagjen “Kalithea” të Athinës ndërsa dyshohet se vrasja e tij është bërë për larje hesapesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›