Lushnje, plagoset me thikë 30-vjeçari, në pranga autori

Një 30-vjeçar është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në Lushnje. Ngjarja e rëndë është shënuar në në fshatin Stan Karbunarë ku 30-vjeçari Sokol Mitri është qëlluar me thikë nga 58-vjeçari Ylli Trimi i cili është arrestuar më pas nga policia.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lushnjes ndërsa më pas është dërguar për një mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ndërkohë që policia e Lushnjes ka filluar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.